LAJMI I FUNDIT:

MSH tregon se cilat kategori të qytetarëve mund të aplikojnë për vaksinim

MSH tregon se cilat kategori të qytetarëve mund të aplikojnë për vaksinim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se cila grup moshë mund të aplikojë tani për marrjen e vaksinës kundër COVID-19.

Në njoftim thuhet se caktimi i terminit për marrje të vaksinës kundër COVID-19 përmes platformës eKosova është i mundur për qytetarët mbi moshën 55 vjeçare, personat me sëmundje kronike pa dallim moshe.

Gjithashtu mund të aplikojnë qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës, Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit; qytetarët të cilëve iu kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).


Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket, transmeton Telegrafi.

Kosova tashmë ka nisur fushata e vaksinimit masiv kundër coronavirusit.

Deri më tani janë dhënë 170,098 doza të vaksinës.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se të hënën ka arritur në këtë shtet, kontingjenti i parë i vaksinave kundër coronavirusit, të prodhuara nga Pfizer/BioNTech.

Ky kontingjent prej 81.900 dozash vaksine, është rezultat i marrëveshjes së arritur mes kompanisë amerikane Pfizer dhe Ministrisë së Shëndetësisë, në muajin maj, për më shumë se 1 milion doza.

Qeveria e Kosovës ka thënë se ka prioritet, që deri në fund të këtij viti, të vaksinojë 60 për qind të popullsisë kundër coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori