Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kanë shprehur sot shqetësimin për siç i quajnë deklarimet e pakujdesshme, të papërgjegjshme dhe të pa argumentuara lidhur me menaxhimin e situatës epidemiologjike rreth Covid-19 në Kosovë.
MSH dhe IKSHP theksojnë se në kohën kur Kosova ka, fatmirësisht, numrin më të vogël të rasteve të konfirmuara pozitive me Covid-19 dhe numër të vogël të vdekjeve krahasuar me shtetet e tjera të rajonit nga kjo sëmundje (edhe pse çdo vdekje është humbje e madhe), dhe në kohën kur institucionet e shtetit punojnë 24/7 bashkë me profesionistët shëndetësor për të luftuar për shëndetin e secilit qytetar dhe kur masat e ndërmarra tashmë është konfirmuar se kanë dhënë rezultatet e para pozitive, deklarimet e papërgjegjshme të një OJQ-je janë fyerje për secilin punëtor shëndetësor, për të gjithë zyrtarët të administratës shtetërore (qendrore e lokale) dhe të shërbimeve të tjera mbështetëse, të cilët duke ekspozuar veten dhe familjet e tyre para rrezikut, përmbushin me përgjegjësi dhe vetëmohim obligimet para qytetarëve.
“Rrjeti i OJQ-ve AVONET, në mungesë të informatave burimore, të cilat as që ka provuar t’i kërkojë në institucionet përgjegjëse, dezinformon rreth furnizimeve të bërë nga Ministria në Komuna dhe flet me jo-kompetencë edhe lidhur me testimet që kryhen për SARS-Cov-2 në Kosovë, pa e argumentuar me asgjë atë që e thotë me papërgjegjësi dhe pa i ofruar publikut asnjë argumentim lidhur me kriteret se si dhe kush duhet t’i nënshtrohet testimit”, thuhet në reagim.
MSh, IKSHPK, SHSKUK dhe institucionet e tjera i bëjnë thirrje kësaj organizate dhe të gjithë të tjerëve, që të bëhen pjesë e angazhimeve për të ndihmuar popullatën në përballimin e kësaj situate, të tregojnë më tepër respekt për punonjësit shëndetësor në angazhimet e tyre dhe më shumë solidaritet me të prekurit me Covid-19 në luftimin e sëmundjes.
“Mosdija dhe mungesa e informacionit, nuk do të thotë të transformohet në fyerje ndaj atyre që sot po luftojnë për shëndetin e popullatës. Rrini në shpi! Ky është, me gjasë, kontributi i juaj i vetëm, që mund të jepni në këtë situatë! Dezinformimi dhe krijimi i panikut në situata të emergjencës së shëndetit publik, është akt i dënueshëm me ligjet në fuqi. MSh i siguron qytetarët se do të jap maksimumin bashkë me institucionet e tjera në parandalimin e përhapjes së Covid-19 dhe në menaxhimin sa më korrekt të situatës epidemiologjike në vend!”, thuhet në reagim.
Ndryshe, rrjeti i OJQ-ve AVONET përmes një komunikate për media ka thënë sot se Qeveria po neglizhon punën e testeve, kjo krijon shqetësim për gjithë qytetarët.
“Rrjeti i OJQ-ve AVONET me vëmendje është duke përcjellë gjendjen e krijuar pas pandemisë në nivel vendi, e me theks të veçantë rëndësinë e masave adekuate në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, e që nënkupton në rritjen e masave parandaluese dhe veprimet tjera institucionale, e ku vërehet dukshëm që masa adekuate dhe më të favorshme në këtë drejtim kanë marrë institucionet lokale se sa ato qendrore. Edhe pse komunave u ka munguar mbështetja elementare, siç janë maskat dhe dorëzat nga Ministria e Shëndetësisë dhe kjo mungesë e përkrahjes vazhdon tutje, kur tashmë jemi në javën e katërt nga shënimi i rasteve të para me Covid-19 në vendin tonë”, thuhet në komunikatë.
Sipas AVONET, Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht Ministria e Shëndetësisë është vonuar të përgatis masat parandaluese dhe poashtu edhe në testet.
“AVONET me shqetësim është duke parë në vazhdimësi se IKSHPK-ja, nuk po arrin të rrit numrin e testeve të dyshuar dhe kjo krijon një shqetësim jo vetëm tek familjet potencialisht që munden të jenë të infektuar, por edhe tek çdo qytetar, e gjitha kjo është si pasojë e mos menaxhimit të mire të Qeverisë së Kosovës, konkretisht Ministrisë së Shëndetësisë. Përveç panikut të qytetarëve për përhapjen e virusit COVID-19, ndër shqetësuese kryesor mbetet edhe mungesa e testeve”, thuhet ndër të tjera në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![“S’kemi marrë asnjë kërkesë për ndihmë nga Garda”, Policia reagon pas ankesës së SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/polivia-2-380x233.jpg)
“S’kemi marrë asnjë kërkesë për ndihmë nga Garda”, Policia reagon pas ankesës së SPAK
![Përfshihet nga zjarri një hotel në Brezovicë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/121-380x233.png)
Përfshihet nga zjarri një hotel në Brezovicë
![Osmani takon delegacionin e kongresistëve amerikanë: Mbështetja e tyre ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/479742731_1166478971503307_1439144842610739653_n-380x233.jpg)
Osmani takon delegacionin e kongresistëve amerikanë: Mbështetja e tyre ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë
![Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Hovenier-780x439.jpg)
Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja
![Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/policia-mk-vrasje-780x439.png)
Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, uron Kosovën për ditën e pavarësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GjxorEpWwAAf_Kj-780x439.jpg)
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, uron Kosovën për ditën e pavarësisë
![Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/LAJMI-I-FUNDIT-2-780x439.png)
Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara