LAJMI I FUNDIT:

MPMS-ja dhe organizata gjermane ASB me memorandum për rritje të përkrahjes sociale

MPMS-ja dhe organizata gjermane ASB me memorandum për rritje të përkrahjes sociale

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Organizata Gjermane “Arbeiter-Samariter-Bund (ASB)” nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit në kuadër të implementimit të projektit, “Iniciativa për Dimension Social të Integrimit Evropian” për Ballkanin Perëndimor.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe drejtori i ASB-së për Evropën Juglindore, Emir Bojadziç.

Qëllimi i këtij memorandumi është avancimi i sistemit të mbrojtjes sociale dhe ngritja e kapaciteteve të qeverive lokale, si dhe përkrahja e grupeve të ndryshme sociale, nëpërmjet implementimit të projektit “Iniciativat për Dimension Social”.


Bojadziç falënderoi ministrin Reçica për gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm ku tashmë ASB dhe MPMS veçse kanë nënshkruar një marrëveshje gjatë muajit mars të këtij vit për stabilitet socio-ekonomik të komuniteteve etnike pakicë dhe shumicë.

Reçica tha se MPMS do të përbush të gjitha obligimet e nevojshme në bazë të memorandumit të nënshkruar që kanë të bëjnë me selektimin e disa komunave që ballafaqohen me probleme më të mëdha në fushën sociale ku do të implementohen projektet e ASB-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Ekonomi
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Kalo në kategori