LAJMI I FUNDIT:

MPJD zhbllokon mërgimtarët e bllokuar në kufirin Slloveni-Kroaci

MPJD zhbllokon mërgimtarët e bllokuar në kufirin Slloveni-Kroaci

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës bën të ditur se ka arritur sonte marrëveshje mirëkuptimi me autoritet kroate dhe ato malazeze, që të lejojnë kalimin e autobusit në të cilin ndodhen më shumë se dhjetë shtetas kosovarë, të nisur një ditë më parë nga Italia.

Nga MPJD thonë se agjencia e cila ka organizuar udhëtimin, ishte nisur nga Italia drejt Kosovës pa kërkuar leje nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe pa i ditur masat që janë̈ në fuqi në vendet nëpër të cilat planifikonte të kalonte transit.

“Autobusi është ndaluar nga autoritetet kroate, ngase disa nga udhëtarët nuk posedonin dokumentacionin e rregullt (vizë transit ose Schengen), dhe aty ishin njoftuar po ashtu se Mali i Zi nuk i ka hapur kufijtë me Italinë̈ (prej nga ishin nisur), ngase ky vend konsiderohet ende si vatër e COVID-19”, thuhet në njoftim.


Më tej thuhet se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes kanaleve të saj diplomatike, ka arritur të sigurojë nisjen e shtetasve kosovarë të ngujuar në kufirin midis Kroacisë dhe Sllovenisë prej më shumë se 30 orësh.

“I ftojmë të gjithë̈ bashkatdhetarët që përpara se të nisen drejt vendlindjes, të kontaktojnë Misionet diplomatike të Republikës së Kosovës, pasi shumë shtete, si pasojë e pandemisë̈, kanë ende në fuqi disa masa që duhet plotësuar gjatë kalimit transit”, thuhet në njoftimin e MPJD.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Lajme
Katër shtëpi, tokë, truall dhe vilë – kjo është pasuria e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj

Katër shtëpi, tokë, truall dhe vilë – kjo është pasuria e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj

Lajme
Aktakuzë ndaj mësimdhënësit për përdhosje të simboleve kombëtare dhe nxitje të urrejtjes në Ditën e Flamurit

Aktakuzë ndaj mësimdhënësit për përdhosje të simboleve kombëtare dhe nxitje të urrejtjes në Ditën e Flamurit

Lajme

"Piktura në vlerë 4 milionë euro", pasuria e Përparim Ramës: Prona milionëshe në Kosovë dhe Londër, aksione, objekte me qera...

Lajme
Përurimi i urës në Rogovë të Hasit nga Kurti dhe ministrat në detyrë, reagon Hykmete Bajrami

Përurimi i urës në Rogovë të Hasit nga Kurti dhe ministrat në detyrë, reagon Hykmete Bajrami

Lajme
Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Lajme
Kalo në kategori