LAJMI I FUNDIT:

MPJ-Maqedoni: Ndahen 100 pasaportat e para mobile përmes Ambasadës në Londër

MPJ-Maqedoni: Ndahen 100 pasaportat e para mobile përmes Ambasadës në Londër

Në proces ndarja e 100 pasaportave të para mobile të Republikës së Maqedonisë së Veriut të lëshuara nga Ambasada në Londër! Me vendosjen e stacionit bazë në këtë Ambasadë, u thjeshtua dhe u shkurtua procedura për pajisje me dokument të ri udhëtimi për Diasporën tonë në Mbretërinë e Bashkuar, e cila më parë zgjaste 4 deri më 6 muaj, njoftojnë nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë.

Ambasadorja, Aleksandra Miovska theksoi se ky është moment historik për praktikën konsullore dhe se e gëzon feedback-u pozitiv i shtetasve tanë të cilët jetojnë dhe punojnë në këtë pjesë të botës.

“Ky është një moment historik për praktikën konsullore në këtë Ambasadë. Qytetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Angli, Skoci, Uells ose në Irlandën e Veriut tani mund t’i ripërtërijnë pasaportat e tyre në mënyrë shumë më të thjeshtë, më efikase dhe më të shpejtë. Më vjen mirë që përshtypjet dhe reagimet e para nga të gjithë ata që e vizituan Ambasadën në 4 javët e fundit janë pozitive. Ky është motivi dhe sfida më e fuqishme për ekipin e Ambasadës, që të vazhdojë të jetë një shërbim efikas në dobi të qytetarëve”, theksoi Miovska.


“Procedura për marrjen e një pasaporte të re ishte shumë e lehtë. Nuk ka pritje të gjata!”

“Investim i shkëlqyeshëm për përshpejtimin e procesit të lëshimit të pasaportave në Përfaqësinë Konsullore në Londër!”

Qëllimi i projektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme për vendosjen e stacioneve bazë dhe mobile në Përfaqësitë tona Diplomatike dhe Konsullore (PDK) është plotësimi i nevojave të Diasporës, e cila vite me radhë ankohet për procedurën e ngadalshme të lëshimit të dokumenteve të udhëtimit. Përmirësimi i shërbimeve të PDK-ve tona për Diasporën është prioritet i lartë i MPJ-së, intencë e së cilës është që në periudhën vijuese ky projekt i rëndësishëm të zgjerohet me më shumë PDK.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Kalo në kategori