LAJMI I FUNDIT:

MPJ lejon vizitën e Vuçiqit në Kosovë

MPJ lejon vizitën e Vuçiqit në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme të ka dhënë leje për vizitë në Kosovë, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq .

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, Jetlir Zyberaj, shef i kabinetit të ministrit Behgjet Pacolli.

“Sipas kërkesës, që është parashtruar nga Presidenti i Serbisë ndaj Institucioneve të Republikës së Kosovës për vizitë në Kosovë, ne i kemi dhënë leje për këtë vizitë dhe presim që ai të sillet mirë dhe të respektojë rregullat e lejes gjatë qëndrimit në Republikën e Kosovës”, ka thënë Zyberaj.


Vuçiq dje ka paralajmëruar vizitën në Kosovë gjatë ditëve të vikendit, kjo vizitë e tij vjen pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit që ndodhi dje në veri të Mitrovicës. /Telegrafi/