LAJMI I FUNDIT:

MPJ e Maqedonisë i kundërpërgjigjet Zaharovës për dhurimin e tankeve ndaj Ukrainës

MPJ e Maqedonisë i kundërpërgjigjet Zaharovës për dhurimin e tankeve ndaj Ukrainës

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka reaguar kundër deklaratës së zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Marija Zaharova, e cila e quajti dhurimin e tankeve të Maqedonisë ndaj Ukrainës si veprim të gabuar.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet sovran që vendimet e veta i merr në mënyrë të pavarur, e udhëhequr nga parimet e respektimit të së drejtës ndërkombëtare, Kartës së OKB-së, parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së për mbrojtjen e arkitekturës evropiane të sigurisë dhe stabilitetit global”, thuhet në deklaratën e përbashkët të MPJ-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes si reagim ndaj deklaratës së zëdhënëses Zaharova.

“Që në fillim, Maqedonia e Veriut dënoi ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë dhe qëndroi në mbështetje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, dhe mbi të gjitha në mbështetje të paqes, të drejtave të njeriut dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Përkatësisht, deri më tani, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar disa Vendime për ndihmë ushtarako-teknike me të cilat ndihmojmë Ukrainën në mbrojtjen e tërësisë së saj territoriale, e cila është e kërcënuar nga ndërhyrja ushtarake”, thuhet në njoftim.


Në njoftim thuhet së “Maqedonia e Veriut si anëtare e aleancës më të fuqishme ushtarako-politike – Aleancës së NATO-s, qëndron fuqishëm pas qëndrimit dhe vendosmërisë së Aleancës për të qenë garantues i paqes dhe sigurisë së vendeve anëtare dhe për të mbrojtur vlerat, lirinë dhe sigurinë e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha sot se Moska e konsideron si gabim të madh vendimin e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për t’i dhuruar tanke T-72 Ukrainës.

Sipas saj, megjithëse është pajisje e vjetëruar, donacioni ofron mbështetje për “vazhdimin e aktiviteteve kriminale të regjimit në Kiev”.

Zaharova: Është gabim i madh që Maqedonia e Veriut i dhuroi tanke Ukrainës
Lexo po ashtu Zaharova: Është gabim i madh që Maqedonia e Veriut i dhuroi tanke Ukrainës

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Kalo në kategori