LAJMI I FUNDIT:

MPJ e Bullgarisë: Sofja do të mbështesë klubet bullgare në Maqedoninë e Veriut

MPJ e Bullgarisë: Sofja do të mbështesë klubet bullgare në Maqedoninë e Veriut

“Kur do të hyjë në fuqi Ligji për Shoqatat varet se kur do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Klubet sigurisht që do të ndalohen, por çështja është nëse ndryshimi i emrit do të jetë i detyruar. Nuk mund t’i përgjigjemi kësaj pasi do të jetë vendim i secilit prej këtyre klubeve. Ata do të kenë dy mundësi, ose të ndryshojnë emrat e tyre ose të kërkojnë të drejtat e tyre përmes gjykatës. Shteti bullgar do t’i mbështesë në të dyja rastet”.

Kështu deklaroi eksperti kryesor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë Zheljazko Radukov në konferencën e rregullt për media.

“A mundet Komisioni i Venecias ta ndaloj zbatimin e ligjit – praktikisht jo, sepse – së pari, vendimet e Komisionit të Venecias janë këshillëdhënëse, dhe jo të detyrueshme. Së dyti, një qeveri e përgjegjshme, kur shkon të kërkojë mendim nga Komisioni i Venecias, e bën në momentin kur ligji është në fazën e projektligjit dhe jo kur tashmë është miratuar”, deklaroi Zheljazko Radukov, ekspert.


“Në këtë kuptim, ne i konsiderojmë të paqëndrueshme të gjitha garancitë që dëgjojmë nga Maqedonia e Veriut se Komisioni i Venecias ndoshta do të ndalojë zbatimin e këtij ligji”, tha Radukov, transmeton BGNES.

Ndryshe, ditëve të fundit ka pasur reagime të shumta për hapjen e klubeve bullgare dhe maqedonase në të dy shtetet. Ndërsa Maqedonia ka miratuar ligj me të cilin ndalon themelimin e shoqatave dhe partive me emra kontestues.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori