LAJMI I FUNDIT:

MPB: Rritet numri i rasteve të mashtrimeve në emër të ministrisë dhe BSP-së, qytetarët të jenë të kujdesshëm

MPB: Rritet numri i rasteve të mashtrimeve në emër të ministrisë dhe BSP-së, qytetarët të jenë të kujdesshëm

Ministria e Punëve të Brendshme informon se është rritur numri i mashtrimeve të cilat janë shënuar këtë vit, të cilat siç thonë përfshijnë sulme “fishing” dhe raste të prezantimit të rrejshëm në emër të ministrit të Punëve të Brendshme dhe drejtorit të Byrosë për siguri publike.

Nga Sektori për krim kompjuterik pranë MPB-së njoftojnë se qëllimi kryesor i sulmeve fishing është të grumbullohen të dhëna personale të pranuesit apo të detyrohet të vizitojë ueb-faqe të rrejshme.

“Tentimet më shpesh vijnë përmes postës elektronike, por edhe përmes rrjeteve sociale, porosive SMS apo thirrjeve telefonike. Në disa raste, viktimat kanë marrë porosi se janë lëndë e gjoja procedurave juridike për vepra të trilluara penale dhe janë thirrë të kontaktojnë dërguesin përmes viberit apo linkut telegram. Plotësisht, ekzistojnë raste në të cilat qytetarët kanë marrë porosi gjoja të dërguara nga drejtori i Byrosë për siguri publike apo ministri i Punëve të Brendshme, me të cilat u kumtohet se janë nën hetim për vepra të kryera penale dhe se nevojitet të regjistrohen përmes e-postës dhe t’i parashtrojnë të dhënat e tyre personale. Këto porosi elektronike janë tentim klasik i mashtrimit me qëllim të grumbullimit të të dhënave personale për keqpërdorimin e tyre të mëtutjeshëm”, thuhet në kumtesë.


U bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm, të mos i hapin këto porosi dhe kursesi të mos kontaktojnë me dërguesin përmes linkut të dërguar apo të ndajnë të dhëna personale nëse kjo kërkohet.

“Në mënyrë që të evitohet rerziku nga infektimi me softuer malinj, Sektori për krim kompjuterik rekomandon qytetarët të mos hapin linqe të dyshimta dhe datoteka të bashkangjitura në e-mail porosi nga dërgues të panjohur. Plotësisht, dëshirojmë ta informojmë opinionin se mashtrimet e këtilla shpesh kanë dimension ndërkombëtar, sepse porosi të ngjashme janë vërejtur edhe në shtete të tjera të rajonit”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Lajme
Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Lajme
Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Lajme
Çka deklaruan para gjykatës të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika?

Çka deklaruan para gjykatës të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika?

Drejtësi

"Piktura në vlerë 4 milionë euro", Pasuria e Përparim Ramës: Prona milionëshe në Kosovë dhe Londër, aksione, objekte me qera...

Lajme
Një person i plagosur me armë zjarri në Prishtinë - policia jep detaje

Një person i plagosur me armë zjarri në Prishtinë - policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori