MPB njofton se numri 192 është aktualisht jashtë funksionit për arsye teknike.

"Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se numri 192 është aktualisht jashtë funksionit për arsye teknike, po merren masa për heqjen e tyre.


Ju njoftojmë se numri 112 është në shërbim dhe qytetarët në nevojë mund ta përdorin këtë numër", thonë nga MPB./Telegrafi/