LAJMI I FUNDIT:

MPB: Një person është plagosur me armë zjarri në hyrje të fshatit Moranë

MPB: Një person është plagosur me armë zjarri në hyrje të fshatit Moranë

Një person është plagosur nga një armë zjarri pasdite dhe është sjellë sot në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi Ohrit” në Shkup.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, e cila njoftoi se ngjarja ka ndodhur në hyrje të fshatit Moranë.

 “Sot në orën 15:15 në SPB Shkup është raportuar se në hyrje të fshatit Moranë të Shkupit është gjuajtur me armë zjarri, ku një person është lënduar dhe është transportuar për trajtim mjekësor në Spitalin “Shën Naum i Ohrit”. Menjëherë pas kallëzimit në vendngjarje janë dërguar zyrtarë policorë nga SPB Shkup dhe po ndërmerren masa për zbulimin e autorëve dhe zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB-ja.