LAJMI I FUNDIT:

MPB Maqedoni: “Tentimi për rrëmbim” në Karbinci është bërë për qëllime politike

MPB Maqedoni: “Tentimi për rrëmbim” në Karbinci është bërë për qëllime politike

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e mohon informacionet e përhapura rreth një pretenduar tentative për rrëmbim të një të mituri në oborrin e shkollës në komunën e Karbincit. Në një deklaratë zyrtare nga MPB, thuhet se ka pasuar një raportim zyrtar në polici nga shkolla fillore e Komunës së Karbincit në lidhje me një ngjarje të ndodhur sot më 5 dhjetor 2023.

“Sipas paraqitjes zyrtare në polici: Sot (05.12.2023) në ora 09.52 në SPB Shtip nga një shkollë fillore në Komunën Karbinci është paraqitur se rreth orës 09.30 në oborrin e shkollës me automjet të tipit “Golf” ka ardhur një djalosh i ri, i cili sipas paraqitjes, ka ftuar një vajzë të hyjë në veturë që të shkojnë të pinë kafe, por ajo menjëherë është kthyer në shkollë dhe ka paraqitur te drejtoresha. Po punohet në pastrimin e rastit”, informojnë nga MPB.

Persona të panjohur kanë tentuar të rrëmbejnë fëmijët nga një shkollë në Karbinci të Maqedonisë
Lexo po ashtu Persona të panjohur kanë tentuar të rrëmbejnë fëmijët nga një shkollë në Karbinci të Maqedonisë

Autoritetet lokale dhe policia janë duke hetuar ngjarjen dhe rasti po zbardhet. MPB thekson se përhapja e spekulimeve të tilla, disa prej të cilave mund të kenë motive politike, synon të shkaktojë panik dhe ndjenjë të pasigurisë te qytetarët. Ministria bën thirrje që qytetarët të mos bien në grackat e spekulimeve të panëna dhe të jenë të kujdesshëm me informacionin që përdorin. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Lajme
Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Lajme
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
I caktohet masa e paraburgimit dy të dyshuarve të cilët në afërsi të pikës së kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut sulmuan policët dhe kontrabanduan mallra

I caktohet masa e paraburgimit dy të dyshuarve të cilët në afërsi të pikës së kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut sulmuan policët dhe kontrabanduan mallra

Lajme
Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Drejtësi
Kalo në kategori