LAJMI I FUNDIT:

MPB Maqedoni dhe OSBE nënshkruan memorandum bashkëpunimi kundër keqpërdorimit të armëve

MPB Maqedoni dhe OSBE nënshkruan memorandum bashkëpunimi kundër keqpërdorimit të armëve

Ministria e Punëve të Brendshme dhe OSBE-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi për uljen e rrezikut nga keqpërdorimi i armëve të vogla e të lehta.

Ky memorandum mes MPB dhe OSBE pason pas projektit tre vjeçar të financuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministri e Punëve të jashtme të Gjermanisë, i cili i ndihmoi Ministrisë së Brendshme që ta mbindërtojë infrastrukturën e sigurisë në 15 vendkalime kufitare në të gjithë vendin.

Shefi i Misionit të OSBE-së në vendin tonë, Klemens Coja deklaroi se projekti synon të ndihmojë luftën kundër krimit të organizuar dhe shmangien e tregtisë ilegale të armëve.


Ndërsa ministri Oliver Spasovski deklaroi se “shpesh jemi dëshmitarë që ky lloj i aktiviteteve kriminele është katalizator i cili problemet lokale i shndërron në globale. Andaj është primare ndërtimi i përbashkët i standardeve dhe rritja e vetëdijes publike”.