LAJMI I FUNDIT:

​MPB fton qytetarët për regjistrimin e veturave dhe kthimin e targave nga ilegale në RKS

​MPB fton qytetarët për regjistrimin e veturave dhe kthimin e targave nga ilegale në RKS

Shefja e kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Jeta Tela sot së bashku me zyrtarë të tjerë nga kabineti vizituan Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Veri të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, Tela u njoftua për së afërmi me procesin e përgatitjes për regjistrimin e veturave dhe kthimin e targave nga ato ilegale në targat RKS.

Sipas një komunikate të ministrisë, të gjitha përgatitjet operacionale ishin gati dhe me këtë rast MPB-ja fton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që të vazhdojnë të regjistrojnë veturat e tyre në QRA-të përkatëse, duke përfituar nga lehtësirat e parapara në këtë proces i cili do të zgjatë deri me datën 31 tetor të këtij viti.


Gjithashtu, shefja e kabinetit, Tela gjatë kësaj vizite falënderoi të gjithë zyrtarët e angazhuar që me përkushtim po ofrojnë informacionet e nevojshme për qytetarët e interesuar.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se fushata e informimit do të vazhdojë në mënyrë intensive gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim anë e mbanë Kosovës”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori