LAJMI I FUNDIT:

MPB me aktivitete edukimi për nxënësit në disa shkolla të Maqedonisë

MPB me aktivitete edukimi për nxënësit në disa shkolla të Maqedonisë

Në përpjekje të përbashkëta për të rritur sigurinë, Ministria e Punëve të Brendshme realizoi një sërë aktivitete parandaluese në departamente të ndryshme, duke përfshirë Manastirin, Velesin, Ohrin, Tetovën, Shtipin dhe Kumanovën. Të fokusuara kryesisht në sigurinë e trafikut të fëmijëve dhe mirëqenien e përgjithshme brenda shkollave, aktivitetet trajtuan gjithashtu çështje të tilla si dhuna nga bashkëmoshatarët.

Dje në tri shkolla fillore në Manastir janë mbajtur ligjerata edukative për rregullat e komunikacionit si, këmbësorë, çiklistë dhe përdorues të skuterit. Njëkohësisht, nxënëxit e Krushevës kanë pasur aktivitete në sigurinë rrugore për drejtuesit e mjeteve motorike dhe masat e mbrojtjes nga zjarri në hapësirat e hapura pranë zonave rekreative.

Në Kriva Pallankë, SPB Kumanovë përmbylli aktivitetin të komunikacionit të titulluar “Abetare në komunikacion” për nxënësit e të gjitha klasave, ndërsa në SPB Veles për nxënësit e klasës së parë u mbajtën seancat e edukimit të komunikacionit në “Dimka Angelov Gaberot” në fshatin Vatashë. Ky i fundit përfshinte gjithashtu një seminar që trajtonte dhunën e bashkëmoshatarëve për studentët e klasave të larta.


Po ashtu, Ministria e Punëve të Brendshme ka iniciuar një takim në Tetovë me drejtorët e gjashtë shkollave të mesme, përfaqësuesit e pushtetit lokal. Objektivi ishte nxitja e një bashkëpunimi më të mirë për të garantuar siguri maksimale brenda dhe rreth shkollave. Gjithashtu në SPB të Ohrit, u mbajtën aktivitete që përfshinin sigurinë në trafik, mbrojtjen nga krimet pronësore dhe masat për parandalimin e zjarreve në natyrë.

Në zonën e SPB-së Shtip, gjegjësisht në Berovë, zyrtarët policorë të SPB-së Berovë kanë kryer një aktivitet parandalues ​​në disa rrugë të qytetit për vendosjen e detyrueshme të rripit të sigurimit, si për vozitës ashtu edhe për pasagjerë në automjete, thuhet në njoftimin e Ministria e Punëve të Brendshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori