Mozzik zbulon kopertinën dhe titullin e albumit të ri: Dhimbje, mërzi e gëzim janë derdhur në këtë

Rap-artisti i njohur shqiptar, Mozzik, ka paralajmëruar albumin e tij të radhës të titulluar "Mërgimstar".
Këngëtari ka zbuluar kopertinën e albumit dhe thotë se përmban gjithsej 20 këngë.
Ai shton se secila nga këngët është perlë në vete dhe se detajet e tjera do t'i shpalosë në vijim.
Postimi i plotë i Mozzikut (pa ndërhyrje):"1 vit punë intensive qe realisht ka qenë e lodhshme shumë , më ka marrë kohë shumë por ia ka vlejtë qdo ditë e natë . Energjia ime ka folë më së shumti këtë herë , shpirti jem ka folë më shumti këtu , truni jem ka pëshpëritë më shumti këtë herë . Emocion,dhimbje,mërzi,gëzim e dashuri e një mix emocionesh janë derdhur në këtë album . Plot 20 këngë e ku secila është perlë në vete , secila është ndryshe nga tjetra . Ky është coveri , datën e lansimit dhe listën e këngëve do e zbulojmë në ditët në vijim . E normal normal që ka me pas surpriza e gjëra që nuk jan bërë asnjëherë më parë". /Telegrafi/






























































