Të gjithë janë tronditur nga rasti famëkeq i ndodhur së fundmi në qytetin e Pejës.

Një video e cila ka qarkulluar me të madhe në rrjetet sociale shfaq momentin kur një infermiere sulmon brutalisht një të moshuar në një shtëpi private të të moshuarve në Pejë.


Ngjarja e cila ka shokuar mbarë vendin dhe jo vetëm ka marrë tashmë përmasa të mëdha, duke shkaktuar reagime të shumta.

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, përmes një statusi të publikuar në llogarinë personale në Facebook, tha se i ra pishman që e pa një video të tillë.

Ai madje ofroi mbështetje financiare për familjarët, duke ofruar ndihmën e avokimit për rastin në fjalë.

“Pse e këqyra këtë video? Refuzoj të flas sot do e lë tërë ditën e javën të flas kjo video e tmerrshme! E more Zot i madh kursena durimin e runa mendjën! Publikisht familjarëve të moshuarës le të më lajmrohën nëse kanë nevojë për pagesa për një avokat ! Nuk e di...thjeshtë po i kursej fjalët! (fytyrën e të moshuarës e mbulova)”, ka shkruar në Facebook reperi, emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu.

Shqetësime për këtë ngjarje kanë shprehur edhe plot kolegë të Mozzikut nga estrada. /Telegrafi/