Reperi i njohur shqiptar, Mozzik krahas karrierës është i komentuar edhe për jetën private.

Reperi nga Ferizaj prej vitesh ishte në lidhje me reperen, Loredana me të cilën u nda kohë më parë.


Dyshja e njohur përveç romancës disavjeçare bashkë kanë edhe një vajzë, Hanën.

096B0108 1A14 4B9F A41B 2386C86F59F2 Foto: Mozzik/Instagram

Dhe, teksa Loredana së fundmi u përfol për një lidhje të re të mundshme, duket se edhe

Mozzik nuk e ka në plan të jetë beqar edhe për një kohë të gjatë.

Ai ka ngacmuar fansat me disa imazhe të radhës që ndau në llogarinë e tij në Instagram.

BEBF3502 70D1 44A7 9B9A 66A4FD21CF85 Foto: Mozzik/Instagram

“Këtë verë nuk planifikoj të rri beqar”, ka shkruar Mozzik sipër fotografive ku shihet në një makinë.

Ndryshe, reperi shumë shpejt pritet të vijë me një bashkëpunim të ri me Butrint Imerin dhe Taynan. /Telegrafi/