LAJMI I FUNDIT:

Mozzik i bashkohet thirrjes së Labit për protestë nesër në Ferizaj

Mozzik i bashkohet thirrjes së Labit për protestë nesër në Ferizaj
Foto: Instagram

Këngëtari i njohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri, ka kundërshtuar masat e reja antiCOVID-19 dhe ditën e nesërme (e premte) paralajmëroi sërish një protestë në qytetin e tij.

Ai theksoi se duhet organizuar kjo protestë, duke shtuar se një situatë e tillë nuk duhet të tolerohet më.

Thirrjen për protestë e ka përkrahur edhe reperi Mozzik, i cili së fundmi përmes një postimi të ndarë në InstaStory deklaroi se do të dalë së bashku me Labin dhe qytetarët e vendit të tyre.


Foto: Instagram

“Shihemi nesër në ora 11:00 para sheshit të Ferizaj”, ka qenë mbishkrimi sipër fotografisë.

Labi bën sërish thirrje për protestë të premten: Padrejtësi e paduruar, maskat me vete dhe kush do që sëmuret mban përgjegjësinë e vet
Lexo po ashtu Labi bën sërish thirrje për protestë të premten: Padrejtësi e paduruar, maskat me vete dhe kush do që sëmuret mban përgjegjësinë e vet

Labi njëherësh mori mbështetje edhe nga shumë artistë të tjerë e qytetarë që jetojnë dhe veprojnë në Ferizaj, ndonëse protesta u paralajmërua të mbahet edhe në qytete të tjera të Kosovës.

Theksojmë që Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja antiCOVID, të cilat do të hyjnë në fuqi nesër (e premte) nga ora 18:00.

Masat u kategorizuan në tri grupe sipas shkallës së rrezikut nga përhapja e infeksionit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Zhduket

“Zhduket" Egli, Gjesti zgjohet duke e kërkuar, veprimi i tij ngjall reagime të fansave

Magazina
Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Magazina
Gjesti pasi Rizarta ndan kufirin e shtratit: Nata është pa kontrollë

Gjesti pasi Rizarta ndan kufirin e shtratit: Nata është pa kontrollë

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Rizarta sfidohet të bëjë “luaneshën” – Banorët e ndihmojnë me këshilla

Rizarta sfidohet të bëjë “luaneshën” – Banorët e ndihmojnë me këshilla

Magazina
Loja

Loja "E vërteta dhe Dënimi", Egli i kërkon Rizartës të bëjë 10 squats

Magazina
Kalo në kategori