LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Vështirë për Unitedin që të përfundojë në katërshe këtë sezon

Mourinho: Vështirë për Unitedin që të përfundojë në katërshe këtë sezon
Jose Mourinho (Getty Images)

Jose Mourinho ka thënë se do të jetë “vërtetë e vështirë” për Manchester Unitedin që të përfundojë në katërshe këtë sezon në Ligën Premier.

Skuadra nga Old Trafford përfundoi në vendin e dytë, pas Manchester Cityt në Ligën Premier sezonin e kaluar dhe nuk kanë fituar titullin që kur menaxheri legjendar Sir Alex Ferguson u largua në vitin 2013.

Portugezi ka ulur shanset e tij për të rivalizuar me skuadrën e Pep Guardiolas gjatë 10 muajve të ardhshëm dhe pretendon se do të jetë një arritje e rëndësishme edhe për të siguruar një vend që i dërgon në garën më të lartë të klubeve në Evropë.


Jose Mourinho dhe Manchester United drejt ndarjes
Lexo po ashtu Jose Mourinho dhe Manchester United drejt ndarjes

“Ne do të përpiqemi, por është një punë shumë e vështirë para nesh, sepse vendi i dytë ishte me të vërtetë i vështirë dhe këtë sezon do të jetë vërtet e vështirë për të gjithë që të përfundojnë në katër vendet e para”, ka thënë fillimisht Mourinho për Sky Sports kur u pyet nëse Djajtë e Kuq mund të përfundojnë të parët.

Mourinho e di që këtë sezon konkurrenca do të jetë edhe më e fortë (Getty Images)

“Liverpooli po përpiqet të fitojë titullin me investimin e tyre të mahnitshëm”.

“Chelsea ka një skuadër fantastike, Manchester City ka gjithashtu një skuadër fantastike, Tottenham bëri një investim të pabesueshëm duke mbajtur lojtarët e tyre, ky është investimi më i mirë që mund të bëni”.

Mourinho lavdëron Sarrin: Ka të gjitha kushtet për të pasur sukses te Chelsea
Lexo po ashtu Mourinho lavdëron Sarrin: Ka të gjitha kushtet për të pasur sukses te Chelsea

“Ata mund të shpenzonin 200 milionë funte, por nëse humbin Harry Kane ose Christian Eriksen… investimi më i madh ishte mbajtja e të gjithë lojtarëve më të mirë”.

“Arsenali do të jetë më i mirë edhe pse ata humbën ndeshjen e parë. Mendoj se do të jetë një sezon shumë i vështirë”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Kalo në kategori