LAJMI I FUNDIT:

Mourinho tregon arsyen pse zgjodhi Romën: Në mëngjes u shkarkova dhe në mesditë më kontaktuan

Mourinho tregon arsyen pse zgjodhi Romën: Në mëngjes u shkarkova dhe në mesditë më kontaktuan

Jose Mourinho befasoi të gjithë në momentin që u zyrtarizua si trajner i ri i Romës.

Nuk u spekulua fare për një afrim të tij te Roma, vetëm më 4 maj klubi italian doli me njoftim zyrtar se Jose Mourinho do të jetë trajner i tyre.

Nuk ka pasur shumë prononcime nga portugezi rreth klubit të tij të ri, derisa tani ka zbuluar edhe arsyen pse ai zgjodhi Romën.


Portugezi ka zbuluar se drejtuesit e ri të Romës e kishin kontaktuar atë ditën që u shkarkua nga Tottenham Hotspurs, duke e vlerësuar maksimalisht.

“E quaj mision të pamundur, pasi njerëzit më njohin dhe identifikojnë vetëm si një trajner fitues. Roma më vlerësoi maksimalisht dhe më kontaktoi që ditën që u shkarkova nga Tottenhami. Mu desh shumë pak kohë për të pranuar ofertën e tyre, pasi ishin vërtetë bindës”, tha Mourinho.

58-vjeçari e din se te Roma mungojnë trofetë prej vitesh, derisa titulli i fundit i kampionit është fituar 20 vite më parë.

“Friedkin më ka vlerësuar dhe më ka bërë të ndjej sërish pasionin për futbollin dhe ka “ndezur zjarrin” brenda meje. Vij në një klub që nuk fiton prej 20 vitesh, por presidenti më ka shpjeguar projektin në mënyrë të ndershme, të sinqertë dhe objektive”.

“Me Friedkin dhe Pinton ka lindur një empati e menjëhershme, pasi më transmetuan entuziazmin e punës që kanë nisur”, deklaroi portugezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Liga e Parë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

La Liga
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

La Liga
Kalo në kategori