LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Do të kthehesha tek Interi

Mourinho: Do të kthehesha tek Interi
Jose Mourinho (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Jose Mourinho ka thënë se ai u largua nga Interi sepse nuk kishte më shumë për të dhënë, por është i hapur për një rikthim te Nerazzurrët.

Mourinho udhëhoqi Interin drejt fitimit të kurorës së trefishtë apo ‘tripletës’ historike në vitin 2010 dhe doli në një nivel të lartë, duke u bashkuar me Real Madridin atë verë.

Megjithatë, trajneri portugez ka folur përsëri rreth Interit dhe ka thënë se është i hapur për tu kthyer te klubi italian.


Interi sa shumë dështime në bankë në nëntë vite: Pas largimit të Mourinhos, kanë dështuar 11 trajnerë
Lexo po ashtu Interi sa shumë dështime në bankë në nëntë vite: Pas largimit të Mourinhos, kanë dështuar 11 trajnerë

“Rikthimi në një klub që kam qenë më parë? Nëse mendoj se është klubi i duhur, struktura e duhur, ambiciet e duhura, unë nuk do të kem fare problem”, ka thënë fillimisht Mourinho për Bein Sports.

Mourinho duke ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve me Interin (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

“Unë mendoj se është me të vërtetë një arsye krenarie kur një klub ku keni punuar më para, dëshiron t’ju rikthej”.

“Një nga ndjenjat më të mira në futboll është rikthimi im tek Chelsea. Kur njerëzit ju kthejnë për herë të dytë kjo do të thotë se ata e dinë se sa të mirë jeni”.

Calderon: Mourinho do ta drejtojë Real Madridin nga sezoni i ardhshëm
Lexo po ashtu Calderon: Mourinho do ta drejtojë Real Madridin nga sezoni i ardhshëm

Më në fund portugezi u pyetën për ngritjen e Ligës së Kampionëve në Santiago Bernabeu me klubin e tij të mëparshëm, Real Madridin.

“Kam fituar një Ligë të Kampionëve në Bernabeu me Interin!”, përfundoi Special One. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori