Telegrafi

Mourinho i lumtur me tre pikët, por thotë se nëse nuk do të fitonte do të ndodhte diçka e jashtëzakonshme në Romë

Roma është rikthyer te fitoret, pasi ka mposhtur Frosinonen me rezultat të pastër 2-0.

Romelu Lukaku dhe Lorenzo Pellegrini ishin autorët e dy golave për Romën falë dy asistimeve fantastike nga Paulo Dybala.

E trajneri i Romës, Jose Mourinho ka thënë se e ka pasur me patjetër ta aktivizojë Dybalën, i cili është në limite të gjendjes fizike, derisa ka thënë se nëse nuk merrte tre pikët ndaj Frosinones do të shpërthente Colosseo në Romë.

“Dybala fizikisht është në limite dhe nuk do të luaj në Ligën e Evropës të enjten. Por, më duhej ta aktivizoja sepse kjo fitore ishte shumë e rëndësishme dhe pa këto tre pikë kam frikë se do të “shpërthente” Colosseo ose do të kishim një sulm në San Pietro”, ka deklaruar Mourinho.

Tutje Special One ka folur edhe për futbollistët e rinj që ka afruar te Roma këtë edicion dhe sulmuesi Romelu Lukaku.

“Më duhet që t’i rikthej djemtë në gjendjen e duhur emocionale. Ndicka vjen nga Bundesliga dhe futbolli italian ndryshon, është më shumë taktik. Nuk është shumë i fortë në duele, por luan mirë me topin. Aouar ka nevojë për kohë, ndërsa më gati duket Renato Sanchez. Sigurisht, këtu nuk përfshij Lukakun që e njohim”.

“Kemi probleme me dëmtimet dhe të enjten nuk do të jenë Smalling dhe Llorente. Më pas për ndeshjen ndaj Cagliarit do të duhet një mrekulli. Pashë Juventusin dhe kur pati probleme Bremer, u aktivizua Rugani. Në atë moment mendova që Allegri është një trajner me shumë fat”.

“Nëse Lukaku nuk do të shënonte atëherë do të më vendosnin në qendër të akuzave. Të paktën për këtë nuk do të më fajësojnë sepse ai po shënon. Jam i lumtur për fitoren pasi kërkohej një reagim shumë i fortë pas asaj humbje me Genoan, duhej një forcë e madhe psikologjike”, u shpreh Mourinho. /Telegrafi/