Tifozët e Manchester Unitedit duhet të mbesin të qetë me Jose Mourinhon teksa ai po e bën skuadrën sipas planit të tij, thotë ikona e Chelseat, Marcel Desailly.

Ekipi i Mourinhos ishte mposhtur me rezultat 1-0 në Stamford Bridge të dielën për të rënë tetë pikë prapa liderëve Manchester City në Ligën Premier.


mourinho

Portugezi arriti të sjellë dy trofe në sezonin e parë te United, por tifozët duan titullin e kampionit, gjë që duket e vështirë për t’u arritur në këtë moment.

“Ai duhet të mbetet Mourinho që e njohim. Ai e di kapacitetin e ekipit të tij”.

“Ai duket se nuk është vërtet i kënaqur me ekipin që ka pasur, ashtu sikur Pep Guardiola, i cili zgjodhi secilin lojtar që dëshiroi për të transferuar dhe për të larguar. Mourinho është ende duke u marrë me disa lojtarë që vërtet nuk i do në sistemin e tij”.

GettyImages 864605448

“Ai po bën mirë, kështu që shpresoj se United do të shkëlqejë ashtu sikurse në kohën e Sir Alex Fergusonit”.

“Por, është e vështirë. Secilën herë, secilën ndeshje, ka histori të madhe prapa lojtarëve dhe menaxherit. Kështu që, le t’u japim kohë”, deklaroi Desailly. /Telegrafi/

telegrafi sport app