Jose Mourinhos tashmë i është thënë çmimi që duhet të paguan për Marco Asension.

Real Madrid i është përgjigjur Manchester Unitedit duke i thënë se çmimi për mesfushorin është 45 milionë euro.


21-vjeçari konsiderohet si një nga lojtarët me perspektivën më të madhe dhe tashmë për atë kanë shfaqur interesim shumë skuadra për ta blerë në të ardhmen.

Reali e bleu Asension nga Mallorca për tre milion funte në 2014, por e huazuan te Espanyoli.

Anësori më pas u kthye në Madrid me familjen e tij dhe arriti të bind Realin për një vend në ekipin e parë dhe tashmë ka bërë 23 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Sipas Daily Mail për yllin e ri të Los Blancos janë të interesuara as më pak, as më shumë se 20 skuadra dhe kjo ka bërë që klubi spanjoll të rrit çmimin për Djajtë e Kuq. /Telegrafi/

C3VUkk4WMAEw8xl

telegrafi sport app