LAJMI I FUNDIT:

Mourinho e shpërblen Ibrahimovicin

Mourinho e shpërblen Ibrahimovicin
Football Soccer - Galatasaray v Manchester United - Pre Season Friendly - Ullevi Stadium, Gothenburg, Sweden - 30/7/16 Manchester United manager Jose Mourinho and Zlatan Ibrahimovic (L) at the end of the match Action Images via Reuters / Henry Browne Livepic

Zlatan Ibrahimovic është paraqitur vetëm dy herë për Manchester Unitedit prej transferimit nga Paris-Saint Germain, por Jose Mourinho tashmë e ka emëruar si zëvendëskapiten.

“Maestro” suedeze do të jetë kapiten sa herë që do të mungojnë kapitenët, Wayne Rooney ose Michael Carrick.

Sipas një burimi brenda klubit anglez të The Sun, suedezi ka bërë një ndikim të madh që nga ardhja e tij, transmeton Telegrafi.


“Disa nga futbollistët e rinj ia kanë frikën Zlatanit. Ai ka përvojë në nivelin më të lartë dhe ka tipare të një lideri në fushë”, tha burimi.

Kujtojmë se ish-reprezentuesi suedez ka kaluar si lojtar i lirë te Djajtë e Kuq, ndërsa në debutim ka shënuar gol kundër Galatasarayt. /Telegrafi/