Motra e modeles Katie Price ka folur për aksidentin e tmerrshëm me makinë të yllit duke thënë: "Ajo mund të kishte vrarë dikë - ose të vriste veten".

Sophie, 32 vjeçe, flet në dokumentarin e ri të BBC-së të titulluar “Katie Price: What Harvey Did Next”, i cili transmetohet të hënën.


Nëna e një fëmije shpjegon: "Kur pashë policinë atje, mendova: ‘Ajo e dreqosi vërtet këtë herë’”, shkruan The Sun.

katie1

"Ajo është si macja me nëntë jetë, por unë shikova dhe mendova: ‘Ky do të jetë një makth’. Ishte një tronditje, ishte absolutisht e tmerrshme”, tha motra e modeles.

"Ajo mund të kishte vrarë dikë ose të kishte vrarë veten”, shtoi motra e modeles së famshme britanike.

“Është e qartë, ajo nuk është. Kur njerëzit kanë probleme të shëndetit mendor, ata janë shumë të mirë për ta mbuluar atë dhe Kate është shumë e mirë për ta fshehur gjendjen e saj kur nuk ndihet mirë”, tha tutje ajo.

katie2

Ylli i “Reality TV”, Katie i shpëtoi për pak vdekjes kur pësoi një aksident me veturën e saj, pas një abuzimi me kokainë dhe alkool në shtator.

Ajo u deklarua fajtore për drejtimin e mjetit nën ndikim të alkoolit dhe kaloi një muaj në rehabilitim në The Priory, ku u diagnostikua me një çrregullim ankthi dhe iu dha terapi e përditshme.

Katie, e cila tha në gjykatë se po ngiste për të parë një shoqe sepse ishte "e vetmuar", i thotë mamasë së saj të shqetësuar, Amy: "Nuk ka njeri që mund të fajësohet që unë hipa në atë makinë, përveç vetes”.

katie3

"Por nëse njerëzit mund të shihnin, atë natë, çfarë po ndodhte në kokën time. Nuk i thashë vetes të mos hipja në makinë. Thjesht mendova: ‘Duhet të shkoj’. Kështu që unë jam me fat që asgjë nuk ka ndodhur”, tha modelja.

Tani duke folur me një terapist një herë në javë, Katie shton: "Unë duhet të mësoj të përballoj kur ndodhin këto situata, sepse nuk dua të shkoj në vetëshkatërrim". /Telegrafi/