LAJMI I FUNDIT:

Motivet e vrasjes së Liridonës, këshilltarja e Albulena Haxhiut përplaset me ish-hetuesin

Motivet e vrasjes së Liridonës, këshilltarja e Albulena Haxhiut përplaset me ish-hetuesin

Këshilltarja në Ministrinë e Drejtësisë, Nazlie Balaj është përplasur me ish-hetuesin e krimeve të rënda, Halit Shaljani në lidhje me motivet që shtynë Naim Murselin të përgatiste vrasjen e Liridona Ademajt.

Në RTV Dukagjini, Balaj ka thënë se vrasje e Liridonës është rezultat i femicidit që ekziston në Kosovë.

“Shoqëria në Kosovë ende nuk e pranon fenomenin e femicidit. Në asnjë mënyrë vrasja e Liridonës nuk mund të konsiderohet me pretekstin e problemeve psiqike. Vrasja e Liridonës dhe të tjerave janë simptoma të një mendësi patriarkale që vepron shoqëria jonë. Prandaj fenomenin e dhunës ndaj grave dhe vajzave nuk mund ta trajtojmë si problem psikologjik”.


Këshilltarja në Ministrinë e Drejtësisë ka thënë se shoqëria duhet ta luftojë këtë fenomen dhe të mos ja lejë detyrën vetëm shtetit.

“Dita ditës po dëshmohet se kemi të bëjmë me femicid në Kosovë”.

Babai i Naim Murselit: Nuk më pranuan në rivarrimin e Liridonës, më thanë “miqësia jonë ka përfunduar”
Lexo po ashtu Babai i Naim Murselit: Nuk më pranuan në rivarrimin e Liridonës, më thanë “miqësia jonë ka përfunduar”

Ish-hetuesi i krimeve të rënda, Halit Shaljani, ka thënë se nuk pajtohet me Balajn se në Kosovë vriten vajzat dhe gratë për shkak të gjinisë.

“Nuk mund ta përfaqësojë gjininë mashkullore një person që për shkak të egos së tij të pangopur, vret nënën e fëmijëve të tij. Unë konsiderojë se nuk kemi të bëjmë me një person që është i sëmurë. Kosova nuk është shtet patriarkal që mundohet të fundosë gjininë femërore. Kemi ligje që ofron ndihmën më të madhe edhe gjininë femërore”.

Shaljani thotë burrat nuk janë përkrahës të vrasjeve të gjinisë femërore në Kosovë.

Edhe drejtoresha e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli mendon se vrasja e Liridonës është femicid.

Demolli: Vrasja e Liridonës nuk ishte vetëm për para
Lexo po ashtu Demolli: Vrasja e Liridonës nuk ishte vetëm për para

“Motivet sigurisht se janë të ulëta dhe arsyeja e vrasjes sigurisht se është e ulët. Arsyeja nuk është vetëm financiare, pasi ky është një rast femicid. Ai ka pasur urrejtje ndaj Liridonës dhe është rast tipik i femicidit sepse e ka bërë vrasjen në mënyrë shumë të planifikuar”, kishte deklaruar Demolli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori