Moti sot, temperaturat deri në 35 gradë

14:"Ridvan Slivova
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se masat e ajrit me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin do të mbesin të qëndrueshme dhe kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot të nxehtë dhe me vapë.
Këto masa të nxehta kanë origjinë nga Afrika Veriore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-6 m/s. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/06/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































