Moti sot në Kosovë, temperaturat arrijnë deri 24 gradë Celsius

Të dielën (sot) parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të marrin karakter zhvillimi, kryesisht në zona malore rreth pranë tyre, duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu dhe ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.
Sipas Meteo Kosova temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 24°C.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-30 km/h./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/05/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































