LAJMI I FUNDIT:

Moti nesër dhe pasnesër në Kosovë

Moti nesër dhe pasnesër në Kosovë

Mbi vendin tonë gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, përcjell Telegrafi.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes. Situata anticiklonike që do të mbretërojë mbi vendin tonë dhe elementet tjera meteorologjike që do të jenë prezent gjatë kësaj periudhe të parashikimit, do të krijojnë kushte për ajër me cilësi jo të mirë. /Telegrafi/