Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët deri mesatar.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se në veriperëndim hera-herës në intervale të shkurtra kohore priten reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e stuhive, ndërsa në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore reshjet e borës do të vijojnë me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.


Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 10m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, sidomos në jug era pritet të arrijë deri 17m/s

Deti - Valëzimi forcës 4-5ballë. /Telegrafi/