Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin, gjatë gjithë ditës.


Në veri-verilindje në lartësinë mbi 1000 metër, dhe juglindje mbi 1100-1300 metër parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

SHMU njofton tutje se era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 12-23 m/s.

Deti – Valëzimi i forcës 4-6 ballë. /Telegrafi/