Moti në Shqipëri, orë me diell në shumicën e vendit, vranësira vetëm në lindje

Shqipëria të premten do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 6 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek.
Deti - Valëzimi forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/


Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































