Shqipëria të mërkurën do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti do të jetë kryesisht me kthjellime por dhe alternime vranësirash, më të theksuara në relievet malore te vendit.


Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 13 gradë, ndërkaq ato maksimalet nga 17 deri në 26 gradë Celsius.

Era nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, në lugina dhe bregdet deri 13m/s.

Valëzimi në deti 1 deri 3 ballë. /Telegrafi/