LAJMI I FUNDIT:

Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të jenë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare do të paraqitet moti në zonat malore verilindore – juglindore.

Gjatë pasdites si edhe në orët e mbrëmjes parashikohet kalim i vranësirave të lehta nëpër të gjithë vendin ku më të dukshme do të jenë në ekstremin verior. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë dhe gjatë orëve të natës.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 1 ballë. /Telegrafi/