LAJMI I FUNDIT:

Moti në Kosovë në pesë ditët e ardhshme

Moti në Kosovë në pesë ditët e ardhshme

Ditëve të para të javës ngrohtë, kryesisht me diell. Të mërkurën më ftohtë, me vranësira.

17.03.2019 – Ditëve të para të javës do të vazhdojë të mbajë mot i ngrohtë, stabil dhe kryesisht me diell. Në mbrëmje të ditës së martë dhe të mërkurën një front i ftohtë nga Europa qëndrore, do të depërtojë mbi rajon që do të sjellë rënie të temperaturave, vranësira dhe mundësi për riga lokale shiu, kryesisht të martën mbrëma.

Nga dita e enjte sërish pritet përmirësim i motit me intervale më të gjata me diell.


Vlerat e cilësisë së ajrit edhe ditëve të para të javës do të luhaten kryesisht rreth vlerave të mira dhe mesatare, vetëm në orët e vona të mbrëmjes pritet të kalojnë edhe në të pashëndetshme.

18.03 – Ngrohtë, kryesisht me diell.

19.03 – Butë, kryesisht me diell. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen, mundësi për riga lokale shiu.

20.03 – Më ftohtë, kryesisht me vranësira, por nuk priten të reshura.

21.03-22.03 – Të enjten kryesisht me diell, ditën e premte pjesërisht vranët.

Temperaturat e ajrit gradualisht do të zbresin rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 1C deri në 4C, e maksimalet do të zbresin nga 19C deri në 13C.

Të hënën do të fryj erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 4-11m/s, e më pas nga verilindja 4-10m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të lehtë nën vlera normale, e më pas do të shënojë rritje lartë mbi këto vlera./Telegrafi/