LAJMI I FUNDIT:

Moti në Kosovë

Moti në Kosovë
Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se situata meteorologjike do të vazhdojë të mbetet pothuajse e ngjashme, por që në fushat termike do të ketë ngritje të lehta.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë celsius.

Në mëngjes dhe gjatë natës nëpër disa lokalitete do të ketë mjegull, ndërsa ngricat parashihen në gjithë territorin.


Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindje dhe jugperëndimit.