LAJMI I FUNDIT:

Moti në Kosovë

Moti në Kosovë

Mbi rajonin tonë mbeten fusha të presionit të lartë, që do të vazhdojnë të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm dhe të butë, me temperatura mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore.

Në vise të ulëta do të mbetet mjegulla, vende-vende edhe gjatë ditës, ku në këto vise temperaturat maksimale do të jenë më të ulëta.

Temperaturat minimale do të shënojnë deri në -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet deri në 12 gradë celsius.


Ndërkohë nga Mesdheu nga dita e enjte fo të shtrihen vranësira, të cilat ditën e premte mund të sjellin riga lokale shiu

Cilësia e ajrit, për shkak të kushteve atmosferike do të vazhdojë të mbetet në vlera të pashëndetshme, mirëpo gjatë ditës kohë pas kohe mund të zbres në vlera mesatare.