LAJMI I FUNDIT:

Moti i ligë sfidoi edhe KEDS-in, ekipet në gatishmëri 24 orë për prishjet eventuale

Moti i ligë sfidoi edhe KEDS-in, ekipet në gatishmëri 24 orë për prishjet eventuale

Ditëve të fundit ka pasur shumë dëmtime në rrjetin energjetik të KEDS për shkak të motit të ligë që po mbretëron në vendin tonë. Mirëpo, zyrtarë të KEDS-it thonë se një gjë e tillë është normale, ngase këto defekte nga erërat e forta dhe në kohë dimri ndodhin edhe në vendet më të zhvilluara.

Në rajonet që ka pasur më së shumti prishje në rrjet, janë pjesa e Prizrenit, Gjakovës, Pejës dhe një pjesë e Mitrovicës.
Drejtorit i Sistemit të Operimit në KEDS, Avni Alidemaj, në një intervistë për KosovaPress tha se të gjitha këto prishje që kanë ardhur si pasojë e erërave dhe temperaturave shumë të ulëta në këto ditë, tashmë janë evituar dhe konsumatorët kanë energji elektrike.

“Së pari duhet të kemi parasysh faktin që moti i cili ka mbretëruar këto ditë në Kosovë nuk është e një mase normale, ku kemi pasur temperatura shumë të ulëta dhe reshje atmosferike të cilat kanë shkaktuar edhe një numër të madh të prishjeve në rrjetin distributiv. Mirëpo, duke u nisur nga fakti se edhe në vendet shumë të zhvilluara se çfarë është Kosova që kanë edhe një rrjet shumë më të mirë se ne, në rastet e tilla kanë edhe një rrjet shumë më të mirë se ne. Andaj, në rastet e tilla edhe ata kanë prishje dhe me ditë të tëra mbesin pa energji elektrike. Dhe, së fundi duke pasur parasysh faktin se rrjeti distributiv i KEDS-it është shumë i vjetër dhe nuk mund t’i përballoj temperaturat e tilla”, tha Alidemaj.


Ai ka treguar se KEDS ka angazhuar punëtorë shtesë të cilët kanë qenë në gatishmëri për intervenime në teren 24/7, në mënyrë që këto prishje të shkaktuara në rrjet të evitohen në një kohë sa më shkurtër.

Alidemaj tha se KEDS-i është duke investuar në vazhdimësi në rrjetin distrubitiv, dhe sipas kontratës që ka në 15 vjetët e ardhshme do të investojë 300 milionë euro në gjithë rrjetin energjetik në vend.

“Është e vërtet dhe kjo është obligim në bazë të kontratës së privatizimit, kur KEDS është i obliguar që për 15 vjetët e ardhshme të investoj 300 milionë euro në rrjet. Andaj, këto investime janë duke ndodhur për çdo ditë në rrjetin distributiv, megjithatë, rrjeti është shumë i vjetër dhe për dy tri vjet investime, përmirësimet nuk mundin të bëhen dhe të përfundojnë të gjitha, për me pasur një rrjet në kushte të mira teknike që mund t’i përballoj edhe kushtet e vështirë atmosferike”, tha ai.

Drejtorit i Sistemit të Operimit në KEDS, Avni Alidemaj, tregon se KEDS vazhdon të bëjë apel tek qytetarët konsumatorë që për çdo problem që kanë me rrjetin energjetik të lajmërojnë rastet dhe të mos ndërmarrin asgjë vet. Ai tha se kanë vënë disa linja të komunikimit me konsumatorët e tyre qoftë përmes telefonave, e-mailave apo edhe përmes rrjeteve sociale, në mënyrë që të evitohen më lehtë prishjet dhe të mos vihet në rrezik jeta e qytetarëve.

“Në këto raste ne kemi vënë disa linja të komunikimit me konsumatorët tanë qoftë përmes telefonave, e-mailave apo edhe përmes rrjetit social, të cilët i lajmërojnë rastet e tilla kur kanë mungesë të energjisë elektrike, ose në rast kur kanoset ndonjë rrezik, dhe në momentin që ne i marrim këto informatat e konsumatorëve ato menjëherë barten tek ekipet në terren për ato raste që të evitohen dhe konsumatorëve t’ju kthehet energjia elektrike. Mirëpo në rastet çfarë i kemi pasur kohëve të fundit në këto kushte atmosferike, mund të ndodhin prishje edhe më të mëdha që merr kohë më shumë. Raste të tilla kemi pasur javën e kaluar në pjesën e Dragashit, ku për shkak të kushteve të vështira atmosferike ne nuk i kemi pasur mundësitë të qasemi me mekanizmin tonë afër linjës dhe ajo ka marrë kohë derisa është evituar ajo prishje”, tha Alidemaj.

Ditët me temperatura të ulëta dhe mot të acartë në vend do të vazhdojnë edhe për disa ditë, të paktën kështu tregojnë parashikimet e meteorologëve. Kjo tregon se si pasojë e motit, prishje në rrjetin energjetik mund të ketë edhe gjatë këtyre ditëve, për çka edhe KEDS do të vazhdojë të ketë në dispozicion ekipe shtesë për intervenime të shpejta në 24 orë në ditët në vijim.

“Ky mot i keq pritet të vazhdojë edhe në të ditët e ardhshme, mirëpo KEDS-i është mobilizuar dhe ekipet janë në gjendje gatishmërie 24 orë që prishjet eventuale të cilat lajmërohen nga konsumatorët të evitohen në kohë sa më të shkurtë për shkak të uljes së temperaturave është rritë kërkesa për energji elektrike dhe për veç prodhimit të energjisë që është e marrë nga Termocentralet e Kosovës, “A” dhe “B”, KEDS është duke importuar energji nga jashtë, në mënyrë që këto kërkesa të konsumatorëve të mbulohen me furnizim të energjisë elektrike”, tha ai.
Nryshe, KEDS-i nuk posedon statistika për intervenimet që ka pasur për prishjet, por thonë se janë më të shumta se viteve të kaluara. /Telegrafi/

Për këtë, Alidemaj ka falënderuar konsumatorët për durimin dhe bashkëpunimin me ta.

Ndër të tjera Alidemaj, ka cekur se në vitin e kaluar, KEDS-i ka përfunduar master planin për 5-10 vjetet e ardhshme dhe e ka prezantuar para faktorëve relevant siç janë ministritë, kryetarët e komunave, ZRRE, mediat dhe shoqëria civile. Andaj, sipas tij, me këtë plan saktë definohet vendi ku dhe çka duhet të intervenohet, në mënyrë që të eliminohen problemet dhe rrjeti ku është i dëmtuar të përmirësohet në shpejtësi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Ekonomi
Kalo në kategori