LAJMI I FUNDIT:

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende -vende me riga të dobëta shiu.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsis, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit e lehtë deri mesatare.


Java e ardhshme parashihet me kushte të mira meteorologjike, me temperatura mbi 20 gradë Celsius. /Telegrafi/