Mot pranveror, temperaturat deri në 26 gradë celsius

85:"Beautiful red maple leaves in autumn sunny day, blue sky, close up, copy space, macro 24:"Getty Images/iStockphoto
Gjatë kësaj jave mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ky mot do të na shoqëroj deri më 23 tetor.
"Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik, në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe re të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme", thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/10/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































