Mot i paqëndrueshëm në dy ditët e ardhshme

14:"Ridvan Slivova
Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i nxehtë, por i paqëndrueshëm.
Do të ketë diell në pjesën e parë të ditës, por pasdite, përpos diellit parashihen zhvillime të vranësirave të cilat në territore të caktuar do të shoqërohen me reshje të përcjella me stuhi dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.
Indeksi UV mbetet i lartë, sidomos në orët e mesditës, prandaj rekomandohen këshillat e IKSHP.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/08/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































