Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, por me intervale të gjata me diell.

Pasditeve pritet të ketë zhvillim të vranësirave dhe kushte për reshje shiu i përcjella me erëra, në formë të stuhive lokale dhe shkarkime rrufesh.


Reshjet nuk do të përfshijnë gjithë territorin, më pak në Dukagjin, ndërsa reshje të intensitetit mesatar parashihen në rrafshin e Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë në orët e mesditës, prandaj këshillohet të respektohen udhëzimet e IKSHP.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-10m/s. /Telegrafi/