Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin shi i përcjella edhe me zbrazje elektrike.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindje me shpejtësi 1-9m/s. /Telegrafi/