Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat vende -vende mund te sjellin riga shiu.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit. /Telegrafi/