Në Agjencinë për Informim dhe Privatësi gjatë këtij viti janë paraqitur 20 ankesa të qytetarëve, ndërsa janë shqiptuar dy gjoba dhe që të dyja institucioneve private: njëra gjobë për shkak të kamerave në zhveshtore, që është rreptësishtë e ndaluar dhe gjoba tjetër për shkak të përpunimit të paligjshëm të të dhënave.
Por, komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva- Dërmaku, vë në dukje se viteve të kaluara u janë shqiptuar gjoba edhe institucioneve publike.
Sa i përket mbikëqyrjes së Ligjit për qasje në dokumente publike tani për tani numri i përgjithshëm është 164 ankesa, ndërsa këtë vit janë shqiptuar tri gjoba: Organit Shqyrtues të Prokurimit, Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Këshillit Prokurorial.
“Institucionet publike tashmë i marrin shumë seriozisht kërkesat për qasje në dokumentet publike. Ajo që vazhdimisht kemi bërë thirrje është publikimi proaktiv i informatave në mënyrë që të mos ketë edhe kërkesa për qasje e aq më pak ankesa për mohim të qasjes. Nuk është se kemi një dallim shumë të madh sa i përket transparencës në përgjithësi, mirëpo në bazë të asaj çka shohim, në bazë të numrit të ankesave mund të themi që numri i ankesave përditë dhe për muaj është rritur”.
“E kjo ndoshta tregon edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve që të bëjnë kërkesa në institucione për informata publike, por në anën tjetër ndoshta edhe për rastet, kur institucionet vetë nuk iu përgjigjen kërkesave të qytetarëve për t’i pasur ato informata. Gjithsesi, rezultat i krejt kësaj është se institucionet, disa edhe për shkaqe teknike, siç është niveli komunal që ëeb faqet i kanë jo shumë mirë funksionale, nuk mund t’ i publikojnë informatat në kohë reale”, tha komisionerja Sogojeva- Dërmaku në intervistën për Ekonomia Online.
Ajo vlerëson se në këtë rrafsh ka rritje të ndërgjegjësimit, qoftë te shoqëria, qoftë te institucionet, duke theksuar se sa më shumë që institucionet japin informata në web faqet tona dhe në të gjitha rrjetet e komunikimit për informim të publikut, aq më shumë do të ketë transparencë dhe aq më pak kërkesë për qasje në dokumente publike, rrjedhimisht edhe më pak ankesa në agjencinë për mohim të qasjes.
“Ne në fakt kemi takime të rregullta dhe në vazhdimësi kemi kërkuar publikimin praktik. Dhe çfarë kemi bërë vitin e kaluar është programi i transparencës, të cilin e kemi ndarë edhe me të gjitha akterët, përfshirë edhe shoqërinë civile, që t’i nxisim institucionet që dokumentet, të cilat i prodhojnë t’i bëjnë publike në faqet e tyre. Nuk kemi rritje të lehtë të saj. Të bëhemi realistë: nuk kemi ndonjë mekanizëm që mund të jetë mekanizëm gjobitës për mospublikim, atëherë kur institucionet janë duke shkuar me hapa shumë të ngadalshëm, por çelësi dhe zgjidhja e krejt kësaj është publikimi proaktiv”, tha Sogojeva- Dërmaku.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore

Kritikohen vonesat për gjykimin e "Banjskës", konsiderohet rast me interes kombëtar që duhet trajtuar me prioritet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore