Femrat shtatzëna kurrsesi nuk të mos pinë duhan dhe duhet të përpiqen të qëndrojnë larg tymit dytësor pasi ai mund të dëmtojë zhvillimin e foshnjës së tyre.
Megjithatë, një pjesë e tyre e shpërfillin këtë këshillë, ndërsa ato që heqin dorë gjatë shtatzënisë, fillojnë të pinë duhan pas lindjes. Një pjesë e madhe e tyre e bëjnë këtë pasi shpresojnë se do të humbasin peshë më shpesh. Por, ato nuk e kuptojnë se pirja e duhanit mund t’i prekë fëmijët e tyre edhe pasi të kenë lindur.
Tymi i duhanit i marrë me rrugë dytësore në fakt mund ta dëmtojë fëmijën më shumë tash që ai është lindur se sa kur keni qenë shtatzënë.
Nëse pini duhan, ju duhet të dilni jashtë dhe të mos e pini brenda shtëpisë, ku tymi mund të thithet nga foshnja juaj. Ju duhet ta porositni çdokënd në shtëpinë tuaj që pi duhan, të tymosë jashtë.
Ju nuk duhet të pini duhan në veturë, madje as me dritare të hapura, pasi tymi ende mund të ndjehet brenda. Nëse ju nuk mund të hiqni dorë nga duhani për foshnjën tuaj, së paku duhet të bëni gjithçka që foshnja të jetë larg pjesës më të madhe të tymit.
Pirja e duhanit mund të jetë e rrezikshme për foshnjën tuaj në shumë mënyra. Të jetuarit në një shtëpi me duhan-pirrës është lidhur me një rastësi më të madhe të sindromit të vdekjes së menjëhershme të fëmijës.
Përveç kësaj, ajo është lidhur me shkaktim të alergjisë dhe astmës te foshnjat. Astma më pas mund ta shoqërojë fëmijën një kohë të gjatë, duke shkaktuar sulme astmatike dhe në disa raste të çojë edhe në vdekje.
Duhani po ashtu mund të çojë edhe në probleme të tjera jo aq të njohura te fëmijët, si probleme me mishin e dhëmbëve. Pirja e duhanit nga prindërit mund të çojë në peridontozë (inflamacion të mishit të dhëmbëve) dhe karies dental (prishje të dhëmbëve) te fëmijët.
Ajo po ashtu mund të shkaktojë nxirrje të mishit të dhëmbëve te fëmijët, në disa raste duke i bërë të duken të zeza. Kjo mund të jetë e pakthyeshme për fëmijën tuaj.
Problemet tjera shëndetësore kur ju pini duhan mund të bëjnë që foshnja ose fëmija i vogël i juaj të preket nga pneumonia, bronkiti dhe problemet tjera shëndetësore derisa ata rriten.
Duke qenë i ekspozuar ndaj tymit dytësor të duhanit gjatë fëmijërisë, ata mund të jenë më të prirë për të zhvilluar kancer më vonë gjatë jetës së tyre.
Nëse pini duhan dhe nuk mund të hiqni dorë, atëherë përpiquni të mos pini kurrë para bebes tuaj. Është zgjidhje e juaja të thithni nikotinën dhe helmet tjera të duhanit, pasi foshnja juaj nuk ka opsion ta bëjë atë zgjidhje vetë.
Përpiquni t’i merrni të gjithë hapat e nevojshëm për ta mbajtur foshnjën tuaj të sigurt dhe të shëndetshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë