Mosndëshkimi ndaj sulmeve kundër gazetarëve është cilësuar si problematike në tryezën e organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës për nder të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.
Në tryezën e diskutimit që për temë kishte sfidat ndaj lirisë së shprehjes dhe sigurisë së gazetarëve, sigurisë së gazetarëve online dhe zbatimit të sundimit të ligjit në luftimin e mosndëshkimeve për krimet kundër gazetarëve, u tha se duhet të jetë prioritet trajtimi i rasteve të sulmeve ndaj gazetarëve.
Gazetari Betim Musliu tha se shpesh herë kërcënohen për punën që e bëjnë, e që tha se ka raste kur prokurorët nuk kanë reaguar dhe i kanë stopuar rastet.
Musliu tha se brishtësinë e funksionimit të institucioneve të drejtësisë janë duke e vuajtur edhe komuniteti i gazetarëve, pasi që jo rrallë herë ka ndodhur që sulmet ndaj gazetarëve të përfundojnë edhe me vrasje dhe të mos zbardhen asnjëherë.
“Një problem tjetër është mënyra se si sistemi i drejtësisë në këtë rast nga radhët e gjyqtarëve i trajton rastet e sulmeve ndaj gazetarëve. Dënimet të cilat shqiptohen asnjëherë nuk e arrijnë qëllimin e dënimit, sepse janë dënime të buta, të cilat nuk çojnë mesazh as te kryerësi i veprës penale, i cili ka marrë guxim të ballafaqohet fizikisht me gazetarin e po ashtu as nuk jep mesazh te shoqëria që gazetarët janë persona të cilët nuk guxon të preken në asnjë formë fizikisht. Kështu që, sistemi i drejtësisë deri më tash në pjesën e ndjekjes së kryerësve të veprës penale ndaj gazetarëve dhe gjykimin e këtyre veprave, nuk e ka luajtur rolin të cilin e ka. Është koha e fundit që të ketë një vetëdijesim dhe që të kuptohet statusi i gazetarëve në shoqërinë tonë”, tha ai.
Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, tha se problematike në Kosovë mbetet mos ndëshkimi ndaj atyre që sulmojnë apo kërcënojnë gazetarët.
“Aspekti i parë ka të bëjë me mos ndëshkimin dhe me qenë ndoshta më praktike ju kisha lut të mendoni se çka do të ndodhet me një person nëse ai do ta godiste shuplakë Liburn Aliun, ish-ministrin Kujtim Shala, ish-ministrin Selim Selimi ose ish-ministrin Uran Ismaili? Brenda një kohe shumë të shkurtër personi do të arrestohej dhe të ngrihej aktakuza, dhe të dënohej me burg, pasi që politikanët janë ngucur. Kemi rastin e një kërcënimi online ndaj ambasadorit Qëndrim Gashi, i cili person është dënuar me 1 vjet e gjashtë muaj burg. Ne kemi problem shumë serioz me mos ndëshkimin, një problem është që kriminelët nuk dënohen qysh e meritojnë, e problemi tjetër është që Gjykatat tona nuk i njohin si problem mos ndëshkimin. Prej aktgjykimeve të pakta deri më tani në Kosovë e kemi një standard ku në qoftë se e kërcënon një gazetar do të dënohesh me 200 euro, 500 euro, ose nëse e sulmon fizikisht do të dënohesh me 4 mijë euro”, tha Kusari.
Ajo tha se duhet të ngritën kapacitetet e policëve, prokurorëve, gjykatësve në kuptim të adresimit të rasteve që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes.
Kusari ka kritikuar edhe mungesën e deklarimit të liderëve të institucioneve dhe të partive politike në Kosovë për Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.
Drejtori i Këshillit të Mediave të Shkruara, Imer Mushkolaj, foli për debatin e hapur ditëve të fundit se edhe mediat online duhet të rregullohen. Ai tha se ka takuar përfaqësues të Qeverisë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës për t’iu bërë atyre të qartë se çka nënkupton vetërregullimi dhe çka rregullimi i mediave, e për këtë temë ai tha se njohuritë e tyre janë të mangëta për të mos thënë zero.
Ai tha se në Kosovë ka kornizë të duhur ligjore që e rregullojnë çështjen e mediave dhe të gazetarëve dhe se nëse të njëjtit nuk e kryejnë detyrën me përgjegjësi ekziston ligji, i cili i ndëshkon.
“Mund të mos e besoni, por ka plot deputetë, madje edhe të zëshëm që kërkojnë që mediat të rregullohen, mbase edhe të krijohet një ligj i veçantë për mediat, por të cilët në fakt nuk e dinë se cilat janë ligjet ekzistuese që rregullojnë çështjet e gazetarëve dhe kjo është për keqardhje…Në Kosovë ekziston një kornizë e duhur ligjore që e rregullon çështjen e mediave dhe të gazetarëve, por është çështje tjetër se kjo kornizë ligjore nuk zbatohet siç nuk zbatohen edhe shumë ligje tjera. Pra, gazetarët nuk janë specie specifike të paprekshme, të cilët mund të bëjnë gjithçka, por janë si të gjithë qytetarët e Kosovës që të bëjnë punën e tyre me përgjegjësi dhe nëse nuk e kryejnë me përgjegjësi atëherë ekziston ligji që ata i ndëshkon”, tha ai.
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit sot është shënuar me aktivitete të shumta të organizuara nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kuvendi i RMV-së miratoi disa zgjidhje ligjore, për të cilat paraprakisht kishte përfunduar debati
Pjesëtaret e stafit të presidentes takohen me Kasanofin, flasin për dialogun strategjik Kosovë – SHBA
Ambasada amerikane: Vizioni i Rugovës, inspirim në Kosovë dhe kudo në botë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!