Ministri i Jashtëm gjerman Maas do të flasë sot me Greqinë dhe Qipron për mosmarrëveshjen e gazit mes tyre dhe Turqisë. Ai e paralajmëroi Ankaranë me fjalë të qarta të mos e përshkallëzojë situatën.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas është nisur për në Qipro dhe Greqi për të folur në lidhje me mosmarrëveshjen e gazit midis dy shteteve të BE dhe Turqisë.
Para nisjes, Maas e paralajmëroi Turqinë të mos e përshkallëzojë mosmarrëveshjen: “Ankaraja duhet t’i japë fund alternimit të shtensionimit me provokimin, po të jetë e interesuar qeveria për bisedime – siç ka siguruar vazhdimisht”, tha ai.
“Solidaritet i plotë” me Qipron dhe Greqinë
Partnerët e BE-së, Qipro dhe Greqia kanë “solidaritet të plotë, gjithashtu në rolin tonë aktual si Presidencë e Këshillit të BE”, theksoi politikani i SPD. E qartë është se të gjitha palët duhet të punojnë për një raport fqinjësor të arsyeshëm. Prandaj i bëjmë thirrje Turqisë që dritarja e dialogut që sapo është hapur me Greqinë të mos rimbyllet përmes masave të njëanshme”.
Maas i kërkoi Turqisë të mos rifillojë kërkimet e gazit në zonat më të diskutueshme të detit.
Kjo do të ishte “një pengesë e madhe” për përpjekjet për shtensionim dhe për zhvillimin e marrëdhënieve BE-Turqi.
Udhëtimi nuk vazhdon në Turqi
Në Qipro janë planifikuar fillimisht takime me Presidentin Nikos Anastasiadis dhe Ministrin e Jashtëm Nikos Christodoulidis.
Maas më pas do të shkojë në Athinë ku do të takohet me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe kolegun e tij Nikos Dendias.
Sidoqoftë, nuk do të ketë një vizitë të mëvonshme në Turqi, për të cilën kanë raportuar tashmë mediat turke dhe greke.
Pas një pushimi njëmujor, Turqia e dërgoi anijen e kërkimit “Oruc Reis” përsëri në rajonin në jug të ishullit grek Kastellorizo, për të kryer matje të mëtejshme sizmike.
Anija besohet se do të qëndrojë atje deri në 20 tetor. Ministria e Jashtme greke e ka përshkruar këtë hap si “një kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë në rajon”.
Anija u tërhoq nga ujërat e diskutueshëm vetëm muajin e kaluar në prag të një samiti të BE.
Turqia e quajti këtë një sinjal të diplomacisë.
Mosmarrëveshja e gazit temë edhe në samitin e BE?
Që nga zbulimi i depozitave të pasura të gazit në rajon, ka pasur një mosmarrëveshje të ashpër rreth shfrytëzimit të tyre. Të dy anëtarët e BE, Greqia dhe Qiproja, por dhe Turqia i pretendojnë zonat përkatëse detare.
Mosmarrëveshja e gazit mund të jetë temë edhe në samitin e BE të enjten dhe të premten.
Në fillim të tetorit, BE nuk i vendosi sanksionet e kërkuara nga Qiproja dhe Greqia kundër Turqisë, por kërcënoi të reagonte në rast të masave të reja turke në konfliktin për gazin natyror. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri